Tornado godet Dallasin

Tornado godet Dallasin

Një tornado e fuqishme ka goditur Dallasin të dielën që lamë pas, e cila përveç dëmeve materiale ka marrë jetë të një personi.

Radari konfirmoi se tornado goditi tokën pranë Aeroportit Love Field dhe u zhvendos në veri-lindje nëpër qytet rreth orës 21:00 të së dielës, tha meteorologu i Shërbimit Kombëtar të motit Jason Godwin.

Image result for tornado

Sipas njoftimeve nga qyteti i Dallasit, bëhet e ditur se tre persona janë shtruar në spital për vlerësimin e lëndimeve të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

CBS Dallas raportoi për dëme të konsiderueshme, rrugët kryesore nëpër Dallas ishin mbushur me mbeturina nga stuhia, duke lënë një operacion të madh pastrimi për ekuipazhet e punës që të merreshin me to disa orë para mëngjesit të së hënës.

Përveç tornados, Dallas është goditur edhe nga një breshër me madhësi të topit të bejsbollit në disa zona dhe në veri. /Motilokal.com

Image result for tornado dallas