Norvegjia bëhet vendi i parë për përdorimin e veturave elektrike

Norvegjia bëhet vendi i parë për përdorimin e veturave elektrike

Norvegjia u bë vendi i parë në botë ku shitja e veturave elektrike ka tejkaluar ato me benzinë dhe naftë gjatë vitit 2020.

Sipas të dhënave, veturat elektrike zënë 54.3 për qind të tregut të makinave të reja në 2020, një shifër në rritje kjo krahasuar me 42.4 për qind që ishte një vit më parë. Katër modelet më të shitura në vendin nordik, ishin Audi e-tron, Tesla modeli 3, Volkswagen ID3 dhe Nissan Leaf, të gjitha plotësisht elektrike.

Norvegjia është vendi i parë që tejkalon pragun prej 50 për qind të shitjes së veturave elektrike.

Vendi është prodhuesi më i madh i vajit në Evropën perëndimore dhe po ecë me ritëm të shpejt në tregun e veturave elektrike falë subvencioneve të konsiderueshme.

Vendi nordik ku energjia elektrike prodhohet kryesisht nga digat hidroelektrike, synon të ketë makina me zero emetime deri në vitin 2025./Motilokal.com