Vranësira, reshje shiu dhe borë në zonat malore, mësoni si do të jetë moti në Shqipëri

Vranësira, reshje shiu dhe borë në zonat malore, mësoni si do të jetë moti në Shqipëri

Shqipëria vazhdon të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me reshje të mëdha shiu, që kanë shkaktuar edhe përmbytje në disa zona të vendit. Ndërsa reshjet borës po vazhdojnë të bien në zonat malore.

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 14 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 14 °C.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së diel. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 14 °C./Motilokal.com