Reshje shiu dhe bore, ky është parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Kosovë

Reshje shiu dhe bore, ky është parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Kosovë

Me depërtimin e cikloneve nga Mesdheu mbi Kosovë, që nga dje ka kushtëzuar mot me vranësira dhe reshje të dendura shiu, në disa pjesë edhe reshje bore. Ndërsa në viset malore vazhdon të bie borë.

Reshje të dendura shiu që po vazhdojnë të bien në Kosovë, meteorologët e Motilokal.com kanë paralajmëruar rrezik për përmbytje.

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu, gjatë mbrëmjes priten edhe reshjet e borës në ultësira. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 3 deri në 6 °C.

Dita e shtunë do të jetë me vranësira reshje shiu dhe bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 1 °C.

E diela do të mbajë mot me reshje bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -1 deri në 1 °C./Motilokal.com