Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbytet pazari i kafshëve në Novoselë

Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbytet pazari i kafshëve në Novoselë

Pas reshjeve të shumta të shiut ka bërë që lumi Vjosa të del nga shtrati dhe të përmbytë pazarin e kafshëve poshtë urës së Mifolit.

Sipas kreut të Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, niveli i lumit deri kë këto momente është 6.6 metra mbi nivelin e detit, dhe prurjet ende vazhdojnë.

“Duhet të bëjnë kujdes familjet që ndodhen me banesa afër lumit dhe në qoftë se vijon të ketë prurje dhe niveli të rritet akoma rrezikohen përmbytje më masive. Kuota maksimale e cila sjell përmbytje masive është deri në 8 m mbi nivelin e detit”, ka thënë Shakaj./Motilokal.com