Reshjet e mëdha vërshojnë rrugët e Malishevës

Reshjet e mëdha vërshojnë rrugët e Malishevës

Reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë tërë territorin e Kosovës, në disa pjesë ka shkaktuar edhe përmbytje të rrugëve.

Në Malishevë nga reshjet e shumta të shiut dhe borës janë përmbytur edhe rrugët.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e komunës së Malishevës u ka bërë apel vozitësve të bëjnë kujdes të shtuar në rrugë.  

“Reshjet e pandërprera të shiut dhe borës, kanë bërë që në rrugë të ketë sasi të konsiderueshme të ujit, prandaj kërkohet nga të gjithë vozitësit, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe t’i marrin masat e nevojshme mbrojtëse. Po ashtu kërkohet nga të gjithë qytetarët, që të mos lëvizin pa nevojë, pasi në disa rrugë ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut”, thuhet në njoftim./Motilokal.com