Shqipëria nën pushtetin e ujit, përmbyten disa zona [Foto]

Shqipëria nën pushtetin e ujit, përmbyten disa zona [Foto]

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe tërë ditës së sotme kanë sjellë probleme në disa zona të vendit.

Sipas njoftimeve më e rënduar është situata në Shkodër. Drini e Buna kanë përmbytur rreth 1600 hektarë tokë bujqësore.

Image may contain: outdoor and water

Bashkia Shkodër ka kërkuar ndihmë për transportin e banorëve të fshatit Obot me automjetet e ushtrisë, pasi rruga është e pakalueshme për mjetet e tjera.

Image may contain: sky, outdoor, water and nature

Po ashtu bëhet e ditur se probleme ka pasur edhe në Lezhë. Në lagjen “Besëlidhja” ka prezencë të madhe të ujit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në digë, kanë nisur shkarkimet nga hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit. Kjo ka sjellë rritjen e nivelit të prurjeve në lumin Mat, duke ngritur alarmin për përmbytje në zonën e bregut të Matës në Lezhë dhe Fushë Kuqes në Kurbin.

Image may contain: sky, tree, outdoor, nature and water

Reshjet e mëdha të shiut përmbyten edhe qytetin e Durrësit, ku dhjetëra rrugë u bënë të pakalueshme për këmbësorët, pasi uji doli në nivelet e trotuareve, ndërsa vështirësi në qarkullim patën dhe automjetet.


Raportohet se lumi Erzen dhe lumi Ishëm kanë dalë nga shtrati dhe uji ka depërtuar në 15 banesa. Në Jubë e Katund të Ri, Rrushkull e disa fshatra të tjerë janë evakuuar dhjetëra familje.

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati solli gjithashtu probleme edhe për Fierin dhe Vlorën.


Shtabi i emergjencave në qytetin bregdetar ka nisur njoftimet për evakuimin e banorëve dhe bagëtisë për 15-20 banesa brenda shtratit të lumit.

Edhe në Borsh, reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë rrëshqitjen e rrugës, duke krijuar vështirësi në kalimin e automjeteve./Motilokal.com