Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi për media ka treguar për gjendjen me reshjet e shiut nëpër komuna e Kosovës. IHMK po ashtu ka treguar edhe për sasinë e shiut përgjatë 48 orëve.
"Reshjet e shiut, të cilat po vazhdojnë pa ndërpre, më shumë se 48h, duke përfshi tërë territorin e vendit, me intensitet më të shprehur në pjesën perëndimore të sajë, ku gjatë kësaj kohe kanë rënë mesatarisht rreth 75.6 mm (lm2), reshje, duke shkaktuar përmbytje, nëpër disa komuna, si pasojë e ngritjes së niveleve të lumenjve përtej kapaciteteve të tyre bartëse. Kësaj situate i ka kontribuar edhe shkrirja e borës nëpër viset më të larta malore", thuhet në njoftim.
Sipas IHMK-së gjendja më e rënduar paraqitet në disa Komuna të Dukagjinit si: Gjakovë (95.8 mm), Junik (198.9 mm), Deçan, Rahovec, Malishevë, Suharekë, Pejë (95 mm), Klinë, dhe në Rrafshin e Kosovës, komunat: Drenas, Skenderaj, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq, Prishtinë (58 mm), Mitrovicë”./Motilokal.com