Reshjet e shumta të shiut që kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po vazhdojnë edhe më tej, kanë shtyrë Komunën e Suharekës që ekipet e zjarrfikësve të janë në teren gjatë tërë ditës.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, në llogarinë e tij në Facebook, premton që do të angazhohen këto ekipe, që të mbajnë situatën nën kontroll: "Reshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, po shkaktojnë probleme në disa zona në Komunën e Suharekës.
Ekipet tona janë në teren dhe po e mbajnë situatën nën kontroll, megjithëse dëmet mund të jenë prezente nëse kemi ende reshje të shiut. Në Shirokë, Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës.
Ne do të jemi në teren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë", shkruan kryetari Muharremaj
Vlen të theksohet se në fshatin Studençan, tek ura e rrugës së “Sallaukëve”, rruga është e pakalueshme.
Komuna e Suharekës ua bërë thirrje qytetarëve që të gjejnë alternativa për qarkullim në rrugën që lidhet nga kjo lagje me Zonën Industriale, në Shirokë.
Ekipet emergjente së bashku me kryetarin Muharremaj si dhe drejtorët e drejtorive komunale janë në terren që nga mëngjesi për ta vëzhguar situatën e krijuar./Motilokal.com