Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet në zonat më të rrezikuara dhe akset më problematike.
Në një njoftim që ka bërë në rrjetet sociale, policia bën të ditur se vështirësi në qarkullim janë hasur në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër.
Njoftimi i plotë:
“Shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë pandërprerë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika serioze, kryesisht në pjesën jugore të vendit, por edhe në Lezhë, Shkodër e Dibër. Ashtu si autoritetet e emergjencave apo ato të infrastrukturës, edhe shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën e shërbimeve në akset problematike. Policia e Shtetit udhëzon qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga vërshimi i ujërave, si dhe të bëjnë kujdes të shtuar e t’iu përgjigjen pa humbur kohë thirrjeve të autoriteteve shtetërore, në rast emergjencash.”/Motilokal.com