Njihuni me krijesën e çuditshme ‘Blob’, nuk është as kafshë, as bimë, por ka 720 gjini

Njihuni me krijesën e çuditshme ‘Blob’, nuk është as kafshë, as bimë, por ka 720 gjini

Me ngjyrë të verdhë të hapur, që mund të zvarritet me një shpejtësi prej 4 cm në orë dhe mund të zgjidhë probleme edhe pse nuk ka tru, e tretet ushqimin pa gojë, pa stomak dhe shërohet shumë shpejt pasi të copëtohet në gjysmë.

Ky është një krijesë e rrallë e quajtur ‘blob’, e cila pritet të shfaqet në “Parkun Zoologjik të Parisit” si pjesë e një ekspozite që do të mbahet për herë të parë e këtij lloji.

‘Blob’ e njohur zyrtarisht me emrin shkencor “physarum polycephalum” ose “slime me shumë kokë”, e cila nuk është as bimë, as kafshë, as kërpudhë.

Kjo krijesë e çuditshme nuk ka i takon ndonjërës prej dy gjinive (mashkull apo femër), por ka 720 gjini. Është e pabesueshme por e vërtetë kjo krijesë mund të ndahet në organizma të ndryshëm dhe më pas të bashkohet e gjitha në një.

Qenia njëqelizore besohet të jetë rreth një miliardë vjeç, por së pari erdhi në vëmendjen e publikut në maj të vitit 1973, pasi një grua nga Teksasi zbuloi një lak të verdhë që zgjerohej me shpejtësi në oborrin e shtëpisë së saj. /Motilokal.com