Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se reshjet e dendura atmosferike të shiut mbi vendin tonë, kanë ndikuar që të ngritët niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit.
Sipas Ujësjellësit “Prishtina” në liqenin e Batllavës, deri më tash ka një ngritje të nivelit-pasqyrës së ujit prej 80 centimetra, ndërsa në liqenin e Badovcit 50 centimetra.
“Besojmë që ngritja e nivelit të ujit në këto dy liqene, do të jetë më e lartë në ditët vijuese”, thuhet në njoftim./Motilokal.com