Stuhia e borës Filomena ka goditur pjesën më të madhe të Spanjës, duke shkaktuar problem në gjithë vendin dhe duke bllokuar komunikacionin rrugor ajror e hekurudhore të kryeqytetit, Madrid. Sipas njoftime nga stuhia e borës kanë humbur jetën tre persona.
Të premten, Madridi ka regjistruar reshjet më të mëdha të borës që nga viti 1971.
Agjencia spanjolle e motit AEMET i përshkroi këto kushte si “të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike” të shkaktuara nga Stuhia Filomena. Agjencia paralajmëroi që të shtunën pritet të bien edhe 20 centimetra borë.
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të urgjencës. Ai lavdëroi punën e agjencive të shpëtimit të cilat kishin ndihmuar qindra njerëz të bllokuar.
Aeroporti Barajas i Madridit u mbyll të premten vonë, ndërsa zyrtarët e transportit thanë se reshjet e borës çrrgulluan trafikun në gati 400 rrugë dhe anulimin e gjitha udhëtimeve përmes trenava nga Madridi.
Agjencia e urgjencave e Madridit tha se ata kishin punuar gjithë natën për të ndihmuar shoferët e bllokuar, duke liruar një mijë automjete./Motilokal.com