Greqia brenda pak orësh goditet nga katër tërmete

Greqia brenda pak orësh goditet nga katër tërmete

Brenda pak orëve Greqia është goditur nga katër tërmete, më i madhi është regjistruar rreth orës 11:40 me magnitudë 4.2 të shkallës rihter, duke shkaktuar shqetësim në vend pasi kjo është goditja më e fortë pas tërmeteve.

Sipas Institutit Sizmologjik Gjeodinamik epiqendra e tërmetit ishte në qytetin e Aegio, rreth 16 kilometra në veriperëndim.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Europiane regjistroi tërmetin me 4.5 Rihter.

Thellësia fokale e tërmetit ndodhet në 11,6 km.

Sipas informacionit, tërmeti është ndierë në zonat përreth, si dhe në Patras dhe nuk raportohet për dëme materiale.

Kujtojmë Greqia është goditur edhe mbrëmë nga dy tërmete një madhësi 4.7 të shkallës Rihter, 9 minuta pas mesnate dhe disa sekonda më vonë i dyti, me madhësi 4.4 të shkallës Rihter, me një epiqendër pak të zhvendosur./Motilokal.com