IGJEUM tregon për gjendjen e lumenjve në Shqipëri

IGJEUM tregon për gjendjen e lumenjve në Shqipëri

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka njoftuar se nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por me probleme lokale të përmbytjeve.

Tërheqja e ujit sipas IGJEUM pritet që të ndodhë ditën e nesërme, ndërsa theksohet se lumi Vjosa gjatë ditës së sotme do të ketë rënie të ndjeshme.

Gjithashtu pasditen e sotme dhe nesër priten reshje te dobëta, ndërsa në zonat malore mbi 600 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore.

Lumenjtë e tjerë nuk paraqesin rrezikshmëri nga përmbytjet./Motilokal.com