Dron për mirëmbajtjen e linjave të energjisë [Video]

Dron për mirëmbajtjen e linjave të energjisë [Video]

Mirëmbajtja e linjave të tensionit të lartë mund tashmë t'i besohet dronëve për të ecur përgjatë kabllove për të monitoruar funksionimin e tyre. Hapi i parë në këtë drejtim është projekti Aerial-Core, i cili synon të zhvillojë zgjidhje inovative robotike për të eleminuar rreziqet për operatorët në lidhje me mirëmbajtjen e linjave të tensionit të lartë.

"Vështirësia më e madhe përfaqësohet nga krijimi i sistemeve që mund të përballojnë kontaktin me linjat e tensionit të lartë, në mijëra volt, pa shkatërruar elektronikën në bord të dronit", thotë Vincenzo Lippiello.

Më tej ai shtoi se droni në zhvillim do të pajiset me dy krahë ultra të lehta robotikë të aftë për të punuar pjesërisht në mënyrë autonome për ekzekutimin e detyrave komplekse, të tilla si montimi i pengesave të zogjve, ndarësit, stacionet e karikimit për dronët dhe për pastrimin e izolatorëve të linjave të tensionit të lartë.

“Falë këtij projektit ne po krijojmë teknologji ajrore që mund të veprojnë në distancë dhe në kushte absolute të sigurisë, me një nivel shkathtësie dhe fuqie të krahasueshme me atë të një operatori njerëzor", tha Lippiello./Motilokal.com