“Corona është fasada. Lufta e vërtetë po zhvillohet në prapaskenë”, e thotë ambientalisti prof. dr. Sazan Guri

“Corona është fasada. Lufta e vërtetë po zhvillohet në prapaskenë”, e thotë ambientalisti prof. dr. Sazan Guri

2020-ta që lëmë pas ishte një vit jo i zakonshëm, pasi e gjithë bota u ballafaqua dhe po lufton ende me pandeminë COVID-19. Përveç anës negative që ka virusi korona në përhapjen e infektimeve dhe marrjen e jetëve, pati edhe atë pozitive pasi i gjithë globi u izolua. Natyra filloi të marrë frymë lirshëm,u ul ndotja e ajrit, bota e egër përjetoi lirinë nga gjahtarët sa që në shumë vende të botës zbritën edhe në qytete, familjet patën mundësinë të qëndrojnë më shumë me njëri-tjetrin e shumë gjera të mira ndodhën përkundrejt vdekjeve të shumta.

Por, me rihapjen mjedisi ka filluar të jetë si dikur, ndotja ajrit, lumenjve, deteve po shtohet çdo ditë e më shumë.

Ky fillim vit nuk nisi përsë mbari për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi të dy vendet po ballafaqohen me përmbytjet, si shkak i thatësirave gjatë stinës së verës, ndryshimeve klimatike, degradimin e lumenjve, ndërtimin e hidrocentraleve keqmenaxhimin e resurseve ujore, shpyllëzimin etj.

Për t’u njohur më shumë me atë se ç’po ndodh me ambientin në Shqipëri media online Motilokal.com ka realizuar një intervistë me gjeologun, inxhinierin e naftës dhe ambientalistin Prof. Dr. Sazan Guri.

Intervistoi: Shkëlzen Rrecaj

z. Guri, ju jeni një zë i fuqishëm në mbrojtjen e mjedisit, por edhe si ndër debatuesit më të mëdhenj në Shqipëri, jo vetëm në temat që lidhen me mjedisin. Si ishte 2020-ta si në aspektin ambiental dhe atë shoqëror?

Viti 2020, ishte vit i prapët jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore, apo fatkeqësive natyrore, por edhe nga arrakatitë njerëzore më saktë ato qeveritare, ku e pësonte më shumë mjedisi, natyra dhe në fund njeriu. Ajo që ra në sy ishte shtimi i vrapit të qeverisë shqiptare në largimin dhe shpopullimin e banorëve, jo me dhunë verbale, as me libra, e as me ideologji, por me anë të shkeljes së të drejtave të njeriut për mjedisin e vet, për tokën e vet, për pronën e vet. Le të themi të vërtetën që Qeveria shqiptare shtoi revanin duke lejuar të projektohen 860 Hece të vegjël e të mesëm në zonat më të pasura të Shqipërisë, ku shumica mendojnë se fusha që prodhon grurë është ajo që quhet prodhimtare apo bregdeti që prodhon turizëm. Jo aspak, është mali që prodhon pyje e livadhe që janë 5 herë më rentabël se fushat me grurë. Janë këto male që prodhojnë mineralet bazë të Ballkanit si krom, hekur, nikel, ar, bakër. Janë këto male me borë që prodhojnë ujin që pijmë ne në fusha. Janë këto male që mund të shërbejnë si spitale shëndetësorë për gjithë Europën. Por, nëse këtyre maleve, iu merr ujin, pastaj ikën vetvetiu, pyllin, pastaj ikën ujku vetvetiu, dhe pastaj ikin të gjitha. Dhe pse duhen njerëzit të rrinë aty pastaj?! E këtë po bën qeveria shqiptare....

Ndotja e lumenjve, shkatërrimi i shtratit të tyre, ndërtimi i hidrocentraleve janë një ndër problemet e mëdha që për pasojë kanë shkatërrimin e peizazhit dhe faunës ujore. Konkretisht çfarë duhet bërë për t’i ruajtur këto pasuri natyrore?

Së pari, të bindim qeverinë që ligjin famëkeq e fatkeq 112.2012, neni 39, pika D, që të marrin ujë nga lumenjtë sa debiti i 355 ditëve është mynxyrë e vërtetë për lumin, për mjedisin, për faunën, pastaj për ekosistemin. Së dyti, të vazhdojmë proceset gjyqësore pa u ndalur e pa u ndarë (të bashkuar) që ta fitojmë këtë të drejt në gjykatat ndërkombëtare. Kush janë këta që vënë dorë mbi zona të mbrojtura, mbi ujë të pijshëm, mbi kanione, mbi toka bujqësore, mbi toka private, mbi blegtori e bletari, mbi turizëm, mbi pyje, mbi të gjitha mbi njerëz, burra e malësorë që i gjen ende si shumë taborrë.???!!! Romakët vranë e prenë, por nuk e mposhtën dot këtë VEND. Hunët, gotët, sllavët, avarët, dogjën e ç'nuk dogjën, por popullin dot se shkërmoqën?! Kryqëzatat kaluan e shkretuan, por arbërit pas tyre gjene lulëzuan. Venecianët shfrytëzuan pasuri natyrore (Karaburuni është prerë dru për anije) e ndërtuan, por dot trojet tona nuk i shkretuan. Turqit e 'bekum' erdhën të ftuar për mëkatet e orthodokseve sllavë kundër katolikëve shqiptarë, që më pas u bënë të mallkum, vranë e prenë, por natyrën e lanë, siç e gjenë. Serbi u vra e u ther (11,000 serb në Lumë, Kukës) në këto kanione skëterrë, dhe u hakmorë duke therur fëmijë e pleq gjithë vrer, por ujin, kanionin, pyllin i la pa i prerë?!. Mbreti kur do të jepte një tokë në Zall Gjocaj me koncesion, mbasi e pa, tha, si ai dhe kompania italiane, se ky vend nuk preket. Diktatura, preku dhe la, la dhe preku, por në fund fare ngelën plot pa u cekur. Tranzicioni gaboi, grabiti e mori, mori, grabiti e gaboi, por zonat e mbrojtura, ujin e pijshëm, ujin bujqësor nuk i cenoi. Por, këta të sotmit more vëllezër, kujt i ngjanë, romakut jo, Bizantit jo se jo, venecianit jooooooo, serbit prapë jo, turkut jo se jo, mbretit kurrë jo, as diktaturës jo, që i ranë kaq dhunshëm si natyrës, si mjedisit, si zonave të mbrojtura, si kanioneve, si ujit të pijshëm, si bujqësisë, si blegtorisë, si bletarisë, si ujit për ekologji, si ujit për vreshtari. Mbi të gjitha kërkojnë me metoda gjoja publike e kapitalizmi shpërngulje të njerëzve.

Një ndër debatet me akuza e kundërakuza në politikën shqiptare është edhe çështja e inceneratorëve. Cili është mendimi juaj?

Eksperienca dhe dituria sot lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane i kërkon aktorëve politikbërës dhe faktorëve vendimmarrës, qendror (Qeveria Shqiptare) e lokale (Bashkive), zgjidhjen e ekuacionit të menaxhimit dhe trajtimit të integruar të tyre: Sesi të kuptohet që midis katër metodave të përpunimit të mbetjeve kompostim, riciklim, rikuperim (djegie) e vendgroposje ekologjike, me patjetër duhet të ketë raport dhe ekuilibër të tyre, ku asnjëra nuk përjashton tjetrën, me parimin që secila bashkëjeton me tjetrën. P.sh një teknologji rikuperimi mund të marrë për lëndë të parë, jo më shumë se 30% të sasisë së mbetjeve të gjeneruara në shkallë vendi dhe/ose qyteti, pjesa tjetër t’iu përkasë kompanive përdoruese e ricikluese. Sesi rastet e metodave, me rikuperim, tashmë me vendimmarrje, të jenë të kufizuara në kapacitete, të kufizuara në numër, prodhim “state of the art”, i viteve pas 2015, me filtra të kontrolluara “online” dhe me vendgroposje speciale pranë. Sesi të studiohen më parë sheshet e vendosjes së impianteve rikuperuese (djegës), në mënyrë që të mos kemi përplasje me publikun? Sesi qytetarët të thirren për informim dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes në zgjedhjen e metodave për menaxhimin dhe trajtimin e integruar të mbetjeve? Sesi vendi ynë nuk mund të ketë më nevojë për impiant djegës tjetër derisa funksionimi i tyre të na tregojë e provojë për 10 vjet, sesa me ekonomicitet, efektivitet dhe efikasitet kanë qenë këto vendimmarrje?

z. Guri, a e ndotin mjedisin ndërtimi i inceneratorëve?

Ndaj, rekomandojmë fort që Qeveria Shqiptare në përgjithësi dhe qeverisjet vendore në veçanti të punojnë për të zbatuar programe që synojnë parandalimin dhe minimizimin e mbetjeve qysh në burim, të krijojnë mundësi për ripërdorimin e mbetjeve që janë në fund të ciklit të jetës, duke ofruar mundësi për lëndë të parë për bizneset dhe punësim, si dhe përfitime për njerëzit me paga e të ardhura të ulëta ose pa të ardhura, të krijojnë mundësi për riciklimin e mbetjeve, si mënyra kryesore për t’i dhënë vlerë materialeve. Të kryejë procesin e kompostimit si një lloj procesi që përfshin dekompozimin biologjik të materialeve organike për prodhimin e qëndrueshëm të prodhimeve humus, sesi të kryhen studime, duke analizuar kostot dhe përfitimet, prej nga të dalë se cila është metoda më e mirë, dhe më së fundi fiton ajo, e më pas kompania.

Sot kryetemë botërore është ngrohja globale. Së fundmi edhe OKB bëri thirrje që të shpallet emergjenca klimatike. Sipas jush kush janë shkaktarët kryesorë të ngrohjes globale?

BURIMET E NDOTJES SË AJRIT - Dhjetëra mijëra produkte të tjera kimike përdoren nga njeriu në aktivitetin industrial dhe në jetën e përditshme. Hidrokarburet, aromatikët, polinuklearët (PAH) si (etileni, acetileni, tolueni, xilleni) metalet e rënda, pesticidet dhe herbicidet, poliklorodifenili (PCB), tretësira organike dhe metale në formë gjurmësh, përfaqësojnë faktorë të ndotjes lokale që vijnë nga burime të ndryshme. Burimet mund të jenë:burime në temperatura të larta, që lëshojnë kryesisht substancë organike volative (hidrokarbure, PAH) dhe metale. Burime në temperatura të ulëta, që përbëjnë të gjitha format e burimeve, që përcaktohen nga cilësitë volative të substancave në presione të ulëta të avullit gjatë përdorimit të tyre. Ndotja e ajrit duhet të luftohet qysh në burimin e krijimit të saj:duke përmirësuar proceset e djegies së industrisë;duke ngritur impiante të reja pastrimi; duke marrë masa që oxhaqet shkarkues të jenë në përputhje me kriteret sanitare të mbrojtjes së ajrit.

Burimet e ndotjes së ajrit janë burime të lëvizshme, ku futen automjetet, trenat dhe aeroplanë. Lëndët djegëse më të rëndësishme të përdorura janë benzina dhe nafta për automjetet, nafta dhe qymyri për lokomotivat. Në këtë kategori përmendim si ndotës CO, NOx, hidrokarburet, grimcat e ngurta;burime të palëvizshme, ku futen të gjithë impiantet që përdorin lëndë djegëse, të cilat shërbejnë për ngrohje ose për procese të ndryshme. Të gjitha lëndët djegëse si qymyri, koksi, nafta, gazi dhe druri kontribuojnë në masa të ndryshme në shkarkimet ndotëse. Djegia në këto impiante shkakton ndotjen me SO2, hi dhe blozë;proceset e prodhimit industrial ku përfshihen të tërë impiantet, fabrikat, uzinat që çlirojnë ndotës të ajrit gjatë prodhimit ose transportit të produkteve të tyre. Kjo në rastin e zonave industriale është kategoria më e rëndësishme; avullimi i substancave organike që përmbledh avullimin e benzinës, bojërave dhe solventeve, të përdorur për pastrime të ndryshme. Ky burim ka rëndësi të dorës së dytë.

Ndër ndotësit kryesorë të atmosferës përmendim: oksidet e squfurit (SO2, SO3); gazi sulfhidrik (H2S);oksidet e azotit (NO, NO2 - NOX); anhidriti karbonik (CO2) dhe oksidi i karbonit (CO); komponimet e fluorit;ozoni O3;hidrokarburet (CnHm); kancerogjenet (3-4 Benzopireni); acidi klorhidrik dhe bloza e pluhurat.

Burimet e ndotësve toksikë në ajërmetale të rendë (Zn, Cd, Cu, Pb, Cr, Hg) tretësa (benzenë, toluenë, kloroalkeni, klroalkani) PCB. Derdhjet si: Hidrokarbure, fenoli, metale të rendë (Cd, Cr, Ni, Pb, Zn) PCB.

z. Guri, a duhet të frikësohemi nga ndryshimet e klimës?

Ndryshimi klimatik është parashikuar të rriste frekuencën dhe intensitetin e përmbytjeve dhe thatësirave në rajon. Shqipëria pret një rritje temperature me 5.6 gradë Celsius nga fundi i këtij shekulli. Duke marr parasysh faktin që temperatura në qytete mund të rritet deri në 10 gradë Celsius më shumë sesa në brezat e gjelbër që e rrethojnë, Tirana mund të përballet me valë nxehtësie mbi 45 gradë Celsius. Situatë e ngjashme pritet të jetë edhe në qytete të tjera të vendit. Rezultatet e këtyre ndryshimeve klimatike do të ndikojnë edhe në shëndetin e njerëzve, veçanërisht te foshnjat, tek të moshuarit dhe te njerëzit e sëmurë. Ato do të ndikojnë gjithashtu edhe në florë e faunë, madje edhe në ekonomi. Për pasojë jeta në qendrat e dendura të qyteteve mund të shndërrohet në e padurueshme, dhe skajshmërisht e kushtueshme. p.sh në verë, kërkesa për ajrin e kondicionuar do të ngrihet ndjeshëm, ndërkohë që në të njëjtën kohë hidrocentralet do të përballen me një mungesë uji. Shqipëria është një vend në zhvillim, me GDP nga 10 mije USD për frymë. Në total, gazrat serë janë relativisht të ulëta (8.4 M tons në 2009, nga te cilat afërsisht 60% është gazi i dioksidit të karbonit). Kapaciteti i hidrocentraleve është i prekshëm drejtpërdrejt nga ndikimi që shkaktojnë ndryshimet klimatike.

Masat kundër koronavirusit kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të ndotjes së ajrit në gjithë botën. Çfarë pastaj?

Në pamje të parë po, sepse u ndaluan qarkullimet me avionë, më pak automjete, por punët e pista që donin të mbyllnin qeveritarët nuk u mbyllën.

Përdorimi i teknologjisë 5G (e shumë shpejt pritet 6G) për shumë njerëz shihet me skepticizëm të madh. Sipas jush a është kjo teknologji e dëmshme për shëndetin? 

Efektet e ardhur prej frekuencave 3G dhe 4G sipas ekspertëve të komisioneve ndërkombëtare dhe të OBSH, na thënë që ndikimi i tyre arrin të formojë qeliza onkogjene, por dhe sterilizuese. 4G ka pesë frekuenca me disa mbivendosje, por 5G ka 3000 frekuenca të mikrovalës që i janë caktuar nga Federata FCC. Pse kaq shumë? Pra, 5G në të vërtetë duhet të quhet 297G, jo 5G. Qindra kafshë janë rrëzuar përdhe në Hagë të Holandës gjatë kohës, kur eksperimentohej rrjeti 5G, ku rreth 297 zogj ranë në parkun pranë. Cili qe shkaku i kësaj vdekje? Rrezatimi në këtë rast ka qenë i nivelit 7.40 GHzNë vitin 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka futur rrezatimin e radiofrekuencave në listën e kancerogjenëve të mundshëm. Sa më shumë valë që prodhoni (frekuencë më e lartë), aq më e vogël do të jetë distanca midis tyre (gjatësia më e shkurtër e valës). Disa valë elektromagnetike mbajnë aq shumë energji për kuantë, saqë kanë aftësinë të prishin lidhjet midis molekulave. Sa më i lartë të jetë tensioni, aq më e fortë është fusha elektrike në një distancë të caktuar nga teli dhe forca e tyre zvogëlohet me shpejtësi dhe distancë prej tij. Sa më e lartë të jetë rryma, aq më e madhe është forca e fushës magnetike. Fusha e RrF shkaktojnë rryma brenda trupit të njeriut, të cilat nëse janë të mjaftueshme mund të prodhojnë një sërë efektesh, siç janë ngrohja dhe goditja elektrike, që varen nga amplituda e tyre dhe diapazoni i frekuencës. Në frekuencat e rrezatimeve të larta (RrF), fushat elektrike dhe magnetike janë të ndërlidhura ngushtë dhe zakonisht nivelet e tyre maten, si dendësi të energjisë në vat për metër katror (W/m). Në distancë 50m deri në 100m nga linjat e tensionit të lartë, fushat elektromagnetike dhe dëmi i tyre në shëndetin njerëzor kthehet në të përfillshëm,dhe më larg se 100m efektet e saj kthehen në të papërfillshëm, aq sa i ka vetë toka. 5G-ja do të kërkojë antena çdo 100 deri në 200 metra, duke ekspozuar shumë njerëz nën rrezatimin e valës milimetër. Specialistë e botës deri më sot kanë folur dhe shpjeguar për efektet e ardhur prej frekuencave 3G dhe 4G, duke na thënë që ndikimi i tyre arrin të formojë qeliza onkogjene, por dhe sterilizuese. E vërteta është se rrjeti 5G nuk është i sigurt dhe korporata kërkojnë t’i instalojnë ato përpara se ata të sigurohen për efektet që ajo sjell. Rrjeti 5G thotë dr. Moskovits është një rrezik real. Ajo përbën një eksperiment masiv për shëndetin e të gjitha specieve. Kujtojmë se një kullë celulare lëshojnë mikrovalë në 1900MHz. Rrezatimi 5G përdor një 'koktej' të tre llojeve të rrezatimit, duke filluar nga valët e radios me energji relativisht të ulët, rrezatimi mikrovalë më shumë energji dhe valët milimetër më shumë energji akoma. Frekuencat jashtëzakonisht të larta në 5G janë aty ku qëndron rreziku më i madh. Ndërsa, frekuencat 4G shkojnë nga 0,9 deri në 6GHz, 5G ekspozon jetën biologjike ndaj sinjaleve impulsive në intervalin 30GHz deri 296 GHz. Publiku i gjerë kurrë më parë nuk ka qenë i ekspozuar ndaj frekuencave kaq të larta për periudha të gjata kohore. Rezulton se sytë tanë dhe kanalet e djersës veprojnë si antena për thithjen e valëve me frekuencë më të lartë 5G.

Në një formë COVID-19 ka ulur ndotjen e ajrit,mirëpo ka ndotur tokën dhe detet. Sipas një raporti 1.56 miliard maska mbrojtëse kanë përfunduar në oqeane. Cili është komenti i juaj për këtë çështje?

Kjo është e vërtetë.

Një mesazh në fund...

Ndaj z. Kryeministër!liro plazhet, liro diellin,liro detin,liro ajrin,liro turizmin,liro hotelet turistike dhe liro turizmin e brendshëm! Çfarë duhet të besojmë? E vërteta është krejtësisht tjetër. Corona është fasada. Lufta e vërtetë po zhvillohet në prapaskenë. Jemi përpara një ndryshimi me përmasa planetare dhe kozmike. Ndoshta, dëshmitarë të drejtpërdrejtë të një historie, me përmasa të paimagjinueshme, të cilat nuk jemi akoma në gjendje t’i shikojmë drejtpërdrejt. Një rend i ri është duke u instaluar dhe nuk dihet akoma kush janë forcat? Ka shumë supozime? Pozicioni im - Pozicioni im është i qartë - e vërteta dhe e drejta. Nuk do t’i bëj kurrë "Hosona Baraba" atyre që kanë bërë ato që kanë bërë. Unë e quaj veten njeri, dhe nuk lejoj që ATA të marrin vendime për mua apo në emrin tim. Përpara se të pozicionohem ATA - kushdo qofshin ATA, duhet t’ju përgjigjen pyetjeve të mia. Le t’ju përgjigjen fakteve. Po tani? Kush është fati ynë? Ata që kemi në krye do të vendosin përsëri për fatin tonë? Zot na RUAJ me plot gojën!!! Kjo duhet diskutuar, kjo është e rëndësishme / jo Corona. Nuk vendos, as djalli, e askush tjetër që të më ndajë nga integriteti im. Cila është e vërteta? Nuk dua të kritikoj asnjë, dua t’ju shkund, t’ju zgjoj nga gjumi. Dua që të shikoni të vërtetën, të mos keni frikë ta shikoni drejt në sy. Kush nuk ka frikë të bëj pyetje / merr përgjigjen e vërtetë / secili ka të drejtë të zgjedhë dhe vendosë për rrugën që do ta zgjedhë. Askush nuk mund të thotë me saktësi se çfarë është duke ardhur, por të gjithë e shohin ndryshimin. Le të bëhemi të zgjuar, të paktën njëherë, në momentin ndoshta më të rëndësishëm në historinë e kombeve. Shpresoj që intelektualët në Shqipëri do ta kuptojnë të vërtetën. Të mbjellësh një bimë nuk duhet flori, por pak dhé, ujë dhe dashuri. Le të kuptohemi... Jo se nuk ekziston një virus i hedhur nga një laborator apo i ardhur natyror! Jo se nuk ndodhemi përballë një situate virusale, për pasojë një situatë, jo e zakonshme, por servirja, qëllimi dhe adresimi i kësaj situate ka qenë dhe ngelet problemi./Motilokal.com