Nisin reshjet e borës në juglindje të Shqipërisë

Nisin reshjet e borës në juglindje të Shqipërisë

Reshjet e dendura të borës të rëna gjatë orëve të fundit kanë sjellë problemet e para në qarkun e Korçës.

Për të mbajtur të hapura akset nacionale janë duke punuar më shume se 24 borëpastruese.

Sipas njoftimeve trashësia e borës është më e madhe në Kapshticë, në Qafë Thanë, Dardhë, Voskopojë, Zemblak, dogana e Goricës, Maliq-Moglice

Deri tani nuk raportohen rrugë të bllokuara, por policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të mos lëvizin në juglindje, pa qenë të pajisur me zinxhirë. Veçanërisht në rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës.

Ndërkohë, qyteti i Pogradecit, njësitë administrative Vithkuq, Gorë, Moglicë dhe Dardhas kanë probleme me energjinë elektrike./Motilokal.com