Verë në vjeshtë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat sot dhe nesër në Shqipëri

Verë në vjeshtë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat sot dhe nesër në Shqipëri

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike mbi vendin tonë duke bërë që tashmë prej disa ditësh të kemi mot të kthjellët.

Edhe për ditën e sotme moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare mbi relievet e larta malore. Temperaturat për ditën e sotme parashihet të lëvizin prej 18 deri në 26 °C. Era do të  jetë me drejtim të perëndimit me shpejtësi deri në 3.6 kilometra në orë.

Mëngjesi i së enjtes do të shënojë temperaturat deri në 18 °C, ndërsa mesdita deri në 25 °C. /Motilokal.com