I ftohti polar përfshin Ballkanin

I ftohti polar përfshin Ballkanin

Depërtimi i masave ajrore nga veriu i kontinentit kanë përfshirë të gjithë rajonin tonë duke sjellë temperatura të ulëta si edhe reshje bore.

Reshjet e borës kanë nisur nga mbrëmë në shumë zonat të Shqipërisë dhe pjesë të Kosovës që kanë qenë të shkurta përjashtuar viset malore që ka më shumë të reshura të borës.

Parashikohet që reshjet të jenë më të dendura në pjesën lindore të vendit si edhe në zonat malore të Shqipërisë qendrore.

Nga mëngjesi i së premtes, rënia e temperaturave theksohet në çdo pëllëmbë të gadishujve Apenin dhe Ballkanit.

Temperatura -15 e deri në -20 gradë Celsius priten të mbërthejnë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut ku mesdita e së shtunës deri mëngjesin e së hënës do të ngrijnë thuajse 100% të territoreve shqiptare.

Shtresat e dukshme të akullit nuk do të kursejnë as bregdetin ndërsa parashikohet që temperaturat të fillojnë normalizimin e tyre vetëm pas mesjavës tjetër. Fotot janë nga Puka, ku linjat e energjisë janë ngrirë nga temperatura e ulëta./Motilokal.com