Korçë mbulohet nga bora/ Akull në rrugë, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me zinxhirë

Korçë mbulohet nga bora/ Akull në rrugë, autoritetet thirrje drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me zinxhirë

Që nga mbrëmë ka nisur reshjet e borës në Qarkun e Korçës, prej qytetit e deri në zonën e Dardhës, bora ka arritur një trashësi prej 5-10 centimetrash.

Reshjet kanë vijuar deri në orën dy të mëngjesit. Prezencë bore ka edhe në akset nacionale.

Ulja e temperaturave ka krijuar edhe prezencën e akullit në rrugë, ndaj sektori i qarkullimit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes si dhe pajisje me gomat e dimrit dhe zinxhirë./Motilokal.com