Borë e madhe në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

Borë e madhe në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

Rënia e ndjeshme e temperaturave nën zero grade me reshje bore në zonat e larta malore gjatë mbrëmjes së djeshme në qarkun e Kukësit ka sjellë edhe problemet e para. 

Trashësia e borës në zonat e larta malore si Shishtaveci ka arritur deri në 5-10 cm. 

Rrugët nacionale dhe bashkiake janë të hapura ndërsa janë krijuar probleme me energjinë elektrike në zonat e thella malore.

Ulja e temperaturave ka rritur edhe prezencën e akullit, ndërkohë që sektori i qarkullimi i ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimri e zinxhirë.

Informacioni zyrtar I Komisionit të Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës

Nga informacionet e marra nga kontraktorët që kanë në performance rrugët nacionale të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht. Pasojë e uljes së temperaturave akset rrugore në segmente të veçanta janë përfshirë nga ngricat. 

Nga Kontraktorët me kapacitetet e nevojshme po punohet për kriposjen e atyre segmenteve ku paraqiten problematika. Situata në bashkitë e Qarkut Kukës është; Akset rrugore në administrim të bashkive janë të qarkullueshme. Gjatë ditës së sotme po punohet nga bashkitë për venien e mbajtjen në funksion të tyre. Gjendja e rezervareve është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përgjegjëse. Niveli i ujrave të lumenjve nuk ka patur rritje gjatë natës dhe nuk ka problematika. Furnizimi me ujë të pijshëm ka qenë normal në shkallë Qarku. Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç Nj. Ad. Bushtricë, Grykë-Çajë, Topojajan dhe Zapod të bashkisë Kukës, fshati Pogaj Nj. Ad Gjinaj bashkia Has dhe fshatrat Dragobi e Valbonës Nj.Ad Margegaj, fshati Gosturan Nj.Ad Tropojë dhe Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë. Situata e Digës së H/C Fierzë është:Niveli 290, 17 m. Prurjet 600 m/s. Dy agregat në punë dhe shkarkojnë 180 metër kub për sek./Motilokal.com