Bora mbulon Kosovën/ Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica

Bora mbulon Kosovën/ Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion pas reshjeve të borës që kanë filluar të bien në tërë territorin e Kosovës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku përveç vërshimeve që janë prezente në disa vendbanime dhe në rrugë, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parashikohet të ketë mot të ftohët në vendin tonë, andaj nga Policia e Kosovës apelohet për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike, me gjendjen e rrugëve dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugët me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Moti i ftohtë me ngrica dhe temperatura deri -20 gradë Celsius do të vazhdojë të paktën deri në mesjavën e ardhshme dhe vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit./Motilokal.com