Rritet për tri metra niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Rritet për tri metra niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se niveli i ujit në të dy liqenet, pas reshjeve të vrullshme atmosferike në vendin tonë, janë rritë mbi tri metra

Sipas Ujësjellësit “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.10 metra mbi nivelin e detit ose - 2.90 metra nën nivelin e kapërderdhjes, derisa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 641.60 ose - 8.25 metra nën nivelin e kapërderdhjes./Motilokal.com