Vazhdon vjeshta e nxehtë, moti sot dhe nesër në Kosovë

Vazhdon vjeshta e nxehtë, moti sot dhe nesër në Kosovë

Vazhdon të mbretëroj mot i ngrohtë dhe me diell edhe ditëve në vijim në Kosovë, pasi që mbi rajonin tonë mbeten të bllokuara fusha të presionit të lartë, ndërsa nga Afrika veriore depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të mbajnë temperaturat mbi vlerën mesatare.

Moti sot në Kosovë do të mbajë i kthjellët me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat do të lëvizin prej 11 deri në 23 °C. Era do të fryjë 3.6 kilometra në orë në drejtim të jugperëndimit. Ngjashëm do të jetë edhe të enjten, me temperatura që do të arrijnë deri në 23 °C. /Motilokal.com