Fundjavë e ftohtë dhe me borë në Shqipëri

Fundjavë e ftohtë dhe me borë në Shqipëri

Depërtimi i masave të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit kanë përfshirë të gjithë rajonin tonë duke sjellë temperatura të ulëta si edhe reshje bore në disa zona të Shqipërisë. Në zonat malore priten temperatura deri -15 °C.

Moti sot do të jetë i ftohtë dhe pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 0 deri në 9 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 7 °C.

E diela do të mbajë mot i ftohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -5 deri në 2 °C./Motilokal.com