'Brrrrrrrr!': Vishuni trashë, acari siberik përfshin Kosovën

'Brrrrrrrr!': Vishuni trashë, acari siberik përfshin Kosovën

Depërtimi i masave të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit kanë përfshirë të gjithë rajonin tonë duke sjellë temperatura të ulëta edhe reshje bore në tërë territorin e Kosovës. Në zonat malore priten temperatura deri -20 °C.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë dhe pjesërisht me re. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -6 deri në 0 °C.

Edhe dita e shtunë do të jetë me mot të ftohtë dhe pjesërisht me re, mundësi pë reshje të dobëta bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -6 deri në -5 °C.

E diela do të mbajë mot shumë të ftohtë dhe pjesërisht me re, priten edhe reshje të dobëta bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -10 deri në -5 °C./Motilokal.com