Ulen ndjeshëm temperaturat: Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Maqedoni

Ulen ndjeshëm temperaturat: Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë në Maqedoni

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës tjetër në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë kryesisht mot i thatë dhe shumë i ftohtë, ku temperaturat ditore që në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit do të ketë erë të fortë veriut. Të shtunën do të ketë reshje të dobëta bore.

Moti sot do të jetë i kthjellët e me diell në orët e para të mëngjesit, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 2 °C.

Dita e shtunë do të jetë pjesërisht me re dhe pothuajse i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin prej -3 deri në 0 °C.

Të dielën do të mbajë mot shumë i ftohtë dhe kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të sillen nga -7 deri në -1 °C./Motilokal.com