Korça zgjohet e ngrirë dhe e zbardhur nga bora

Korça zgjohet e ngrirë dhe e zbardhur nga bora

I ftohti polar ka mbërthyer tashmë Shqipërinë! Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin e sotëm e zbardhur nga bora për shkak të reshjeve të dendura që ka pasur gjatë gjithë natës, ndërsa temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë Celsius.

Në zonat malore reshjet janë shoqëruar me erë të fortë, ndërsa trashësia e saj varionte nga 10 deri në 20 centimetra.

Emergjencat Civile kanë bërë thirrje që kalimi i mjeteve në akset rrugore paradite rekomandohet të bëhet me zinxhirë. Nga ana tjetër është punuar për mirëmbajtje me pastrim borës dhe kriposje.

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë deri fillim të javës së ardhshme, ndërsa në fundjavë në Korçë temperaturat priten deri në -17 gradë Celsius./Motilokal.com