Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet Indonezinë, 35 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet Indonezinë, 35 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Indonezi ku si pasojë kanë humbur jetën 35 persona.

Tërmeti me madhësi 6.2 të shkallës Rihter tronditi Kelebi, Indonezi mëngjesin e kësaj të premte duke shembur disa ndërtesave, duke përfshirë një spital.

Sipas faqes së internetit "Kumparan", kreu i Agjencisë se Fatkeqësive të provincës Sulawesi Perëndimor, Darno Majid, tha se sipas informacioneve të deritanishme nga tërmeti kanë humbur jetën 35 persona.

Një banor i Mamuju, kryeqyteti i Sulawesi Perëndimor tha se dëmtimi në të gjithë qytetin prej rreth 110,000 banorësh ishte i madh, me një spital të dëmtuar rëndë.

“Rrugët janë dëmtuar dhe shumë ndërtesa janë shembur, duke përfshirë zyrën e guvernatorit, si dhe spitalin. Spitali është rrafshuar”, ka thënë 28-vjeçari Hendra. “Tërmeti ishte shumë i fortë… U zgjova dhe ika me gruan time”.

Indonezia përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe vullkanike për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku përplasen pllakat tektonike./Motilokal.com