Siberia regjistron temperaturën më të ulët në 100 vitet e fundit

Siberia regjistron temperaturën më të ulët në 100 vitet e fundit

Nxënësit në qytetin rus të Yakutsk u detyruan të kthehen në shtëpi për shkak të temperaturave minus 50 gradë Celsius, njoftuan sot autoritetet lokale.

Yakutsk, i vendosur pranë lumin Lena, në Siberinë Lindore, besohet se është qyteti i madh më i ftohtë në Tokë dhe ka 200.000 banorë.

Meteorologët kanë regjistruar rekorde të reja të të ftohtit në Siberinë Jugore dhe Perëndimore në dhjetor, me minus 49 gradë në Tomsk dhe minus 41 gradë në Novosibirsk.

Megjithatë, një tjetër rekord u shënua sot, -50 gradë Celcius, që besohet se nuk është regjistruar në 100 vjetët e fundit./Motilokal.com