Kapet peshkaqeni 'tigër' 500 kilogramësh me 15 këlyshë në detin Adriatik

Kapet peshkaqeni 'tigër' 500 kilogramësh me 15 këlyshë në detin Adriatik

Një peshkaqen është kapur në ujërat e detit Adriatik nga një anije peshkimi. Ka qenë peshkarexha “Meduza” që e ka nxjerrë në breg peshkaqenin që, sipas peshkatarëve, është i llojit tigër.

Ai ka rënë në rrjetat e peshkatarëve së bashku me 15 këlyshë në një thellësi prej afro 170 metrash dhe peshon rreth 500 kilogramë.

Kjo është hera e dytë që kjo anije zë një peshkaqen të kësaj madhësie në det, tha Petrit Drogea, kapiten i anijes.

Ndryshimet klimatike besohet se është arsyeja, sepse llojet e peshqve të mëdhenj gjenden edhe në cekëtinën e detit. Po ashtu peshqit e mëdhenj i afrohen bregut, edhe për shkak të ushqimit.

Rastet e kapjes së peshkaqenëve në Adriatik janë shpeshtuar vitet e fundit. /Motilokal.com