Llogara, e bukur në verë, mahnitëse në dimër [Video]

Llogara, e bukur në verë, mahnitëse në dimër [Video]

Petku i dëborës ka bërë që Parku Kombëtar i Llogarasë të kthehet në një destinacion turistik në këto ditë dimri.

Me pyjet e pafundmë të pishave, malet e larta, dhe panoramën mahnitëse të detit, Parku Kombëtar i Llogarasë është një nga hapësirat natyrore më të vizituara të Shqipërisë, vetëm 40 kilometra në juglindje të Vlorës.

Megjithëse ai është i hapur edhe në stinët e tjera të vitit, parku vizitohet më tepër gjatë verës, si një vend i freskët gjatë rrugës për në plazhet e famshme të jugut.

Freskia në verë dhe dëbora në dimër e bën Llogaranë në 1027 metra mbi nivelin e detit një destinacion për çdo stinë…/Motilokal.com

Image may contain: tree, sky and outdoor

Image may contain: sky, mountain, tree, cloud, outdoor and nature

Image may contain: tree, plant, sky, outdoor and nature

Image may contain: tree, house, snow, bridge, sky, outdoor and nature