Janari i acartë, Europa përballet me stuhi dëbore dhe erëra të forta

Janari i acartë, Europa përballet me stuhi dëbore dhe erëra të forta

Europa po përjeton një dimër të acartë, me temperature që në disa shtete kanë arritur deri në -20 gradë Celsius.

Stuhia polare Filomena e cila ka goditur Spanjën, duke shkaktuar probleme të mëdha është në mbarë vendin me shërbimin hekurudhor dhe atë ajror të ndërprera.

Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se vendi po përballet me stuhinë më të rëndë të 50 viteve të fundit, ku dëbora në qytet ka arritur deri në 40 centimetra.

Me stuhitë e dëborës është përballur edhe Gjermania, Britania, Franca e madje Portugalia teksa temperaturat kanë rënë disa gradë nën zero.

Meteorologët kanë bërë të ditur se në Europë nuk pritet përmirësim as në ditët në vijim ndërsa ditët e para të këtij viti i kanë cilësuar si “Janari arktik”.

Java e ardhshme do të sjellë temperatura të acarta edhe në Europën perëndimore, e cila do të përballet me reshje dëbore dhe erëra të forta.

Edhe perëndimi i Shteteve të Bashkuara po përjeton dimrin e vërtetë, me temperature ndjeshëm më të ulëta nga mesatarja e viteve të shkuara ndërsa acari dhe bora e dendur nuk ka kursyer as Kanadanë.

Me temperatura polare po ballafaqohet edhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedoni, ku në zonat malore termometri pritet të shënon deri në -20 gradë Celsius./Motilokal.com