Gramshi, mrekullia natyrore që mund të vizitohet edhe në dimër

Gramshi, mrekullia natyrore që mund të vizitohet edhe në dimër

Gramshit ndodhet në pjesën qendrore dhe jugore të Shqipërisë, nga Qafa e Shënkollit, Lleshan në veri deri në Siman (Sqimar) në jug dhe nga Saraseli në perëndim deri në malin e Valamarës.

Rrethi i Gramshit ka një hidrografi të pasur si me ujëra sipërfaqësore ashtu edhe nëntokësore, edhe pse burimet aktive gjithëvjetore janë të dendura vetëm nga lartësitë 1000 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në zonën e poshtme ato janë të rralla. Këtu mund të përmendim dy lumenjtë kryesorë të rrethit Devolli me gjatësi prej 49 kilometra dhe Tomorrica me një gjatësi prej 14 kilometra, gjithashtu janë të pranishme edhe disa lumenj të tjerë, por më të vegjël si ai i Holtës, Lenies, etj.

Ndër liqenet mund të përmendim më të rëndësishmin prej tyre, liqenin e Dushkut ose siç njihet ndryshe Liqeni i Zambakëve ndodhet në afërsi të fshatit Lenie, në lartësinë 1105 metra mbi nivelin e detit.

Liqeni i Dushkut përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 metra dhe gjerësi 400 metra.

Ka botë të gjallë të pasur, në të cilën dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë.

Gjenden edhe lloje të ndryshme peshqish, të cilët japin një shfaqje të mrekullueshme teksa shfaqen dhe zhduken përsëri pas zambakëve.

Duket sikur këtë liqen e ruajnë shumë mirë dhe i japin pamje akoma dhe më të bukur pishat të cilat gjenden në një sipërfaqe rreth 12 hektarë duke formuar një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor.

Periudha e pranverës dhe e verës janë më të përshtatshme për të vizituar këtë mrekulli natyrore, por edhe në dimë ja vlen ta vizitoni pasi merr një pamje vërtetë magjepsëse.

Rrethi i Gramshit futet në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nënzona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nënzona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3 °C-15.1 °C për Zonat e ulëta dhe 9.5 °C -10.9 °C për zonën malore.

Mund të themi se temperatura mesatare e ajrit është/varion nga 12.3 °C deri 15.1 °C për zonat e ulëta dhe 9.5 °C deri 10.9 °C për zonat malore. Niveli i reshjeve varion, por mesatarja e tyre është afërsisht 1200 mm shi në vit. Reshjet më së shumti janë në formë në shiut, por në zonat malore bien edhe reshje dëbore të cilat qëndrojnë pa shkrirë 2 deri në 3 muaj në vit. Reshjet më së shumti janë të përqendruara në stinën e dimrit, vërehet një maksimum në nëntor dhe një minimum në korrik.

Kushtet klimatike në përgjithësi janë të përshtatshme për zhvillimin ekonomik,sidomos atij bujqësor dhe blegtorale, pasi siç e theksuam edhe më lart temperaturat janë optimale, gjithashtu edhe reshjet janë të mjaftueshme. Shumë mirë këto reshje mund të shfrytëzohen për rritjen e kulturave bujqësore, pasi ajo lejon që të paktën në lartësitë më të vogla të merren edhe dy produkte bujqësore në vit, por gjithsesi ndihet nevoja e ujitjes artificiale sidomos në periudhën me reshje të pakta, gjë e cila mund të rregullohet nëpërmjet shfrytëzimit të lumit të Devollit, ku në bazë të tij janë ngritur një rrjet kanalesh ujitëse, në kohën para viteve ‘90 rreth 30% e sipërfaqes së rrethit u vendos nën ujë.

Gjithashtu një klimë e tillë ndikon pozitivisht edhe mbi shëndetin e njeriut, sidomos mbi luginën e Devollit, prandaj përqendrimet e popullsisë janë më të mëdha mbi të ose shumë afër tij./Motilokal.com

Image may contain: tree, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: sky, mountain, tree, cloud, outdoor, nature and water

Image may contain: tree, sky, snow, outdoor and nature

Image may contain: tree, plant, sky, outdoor and nature

Image may contain: sky, tree, snow, table, outdoor and nature

Image may contain: sky, snow, tree, outdoor and nature