Forcat e Armatosura pastrojnë rrugët nga bora

Forcat e Armatosura pastrojnë rrugët nga bora

Forcat e Armatosura të Shqipërisë u kanë dalë në ndihmë qytetarëve të vendit për hapjen e akseve rrugëve nga dëbora, që përfshiu zonën veriore dhe juglindore të vendit ditët e fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook u shpreh se “vëmendja është përqendruar jo vetëm në rrugët nacionale, por edhe ato rurale. Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për hapjen e rrugëve rurale në bashkinë e Maliqit, Libonik-Sheqeras-Orman-Rrëmbec-Pojan-Zvezdë-Gollobërdë-Podgorie-qyteti i Maliqit”.

Image may contain: night, snow and outdoor

Ai theksoi se vijon prej një jave puna sfiduese për të hapur aksin Bogë-Theth.

Image may contain: night and outdoor

“Gjithashtu nga ana tjetër, në Gjirokastër mjetet e Forcave të Armatosura, po hapin rrugën Picar-Golem, e bllokuar nga rrëshqitja e dherave”, ka shkruar Peleshi./Motilokal.com