Disa këshilla se si të drejtoni veturën në kushte dimri me ngrica

Disa këshilla se si të drejtoni veturën në kushte dimri me ngrica

Disa zona të Shqipërisë tashmë janë përfshirë nga një mot i acartë me borë dhe ngrica. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në këtë situatë ka publikuar disa këshilla për drejtuesit e automjeteve që duhet t’i kenë parasysh për të shmangur aksidentet.

Këshillat që duhet të keni parasysh:

Verifikoni që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur!

Përdorni antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit!

Qarkulloni vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit!

Mbani gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm. Ruani distancë sigurie shtesë nga mjeti që ju paraprin!

Mos kryeni manovra të nxituara veçanërisht në prani të dëborës!

Tregohuni të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit!/Motilokal.com