Temperaturat e ulëta vazhdojnë edhe këtë javë në Shqipëri

Temperaturat e ulëta vazhdojnë edhe këtë javë në Shqipëri

Shqipëri vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Dita e hënë në Shqipëri parashikohet të jetë me mot të kthjellët e me diell, por shumë ftohtë. Temperaturat do të luhatën nga -2 deri në 6 °C.

E marta do të jetë me mot të ftohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 6 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat do të sillen prej 4 deri në 11 °C. /Motilokal.com