Si ta zvogëlojmë ngrohjen globale?

Si ta zvogëlojmë ngrohjen globale?

Planeti ynë, gjithnjë e më shumë po përballet me ndryshimet klimatike. Stuhitë, vërshimet, thatësia etj. janë disa nga pasojat e ndryshimeve klimatike që janë si rrjedhojë e lirimit në atmosferë të gazrave serë. Zvogëlimi i sasisë së reshjeve, zvogëlimi i sasisë së ujit për pije dhe higjienë, humbja e të korrurave, përballja më urinë etj. janë vetëm disa prej rreziqeve që i kanosen njerëzimit nga ngrohja globale... Andaj, çka mund të bëjë secili nga ne për të zvogëluar efektet e ngrohjes globale...

Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM), këshillon dhe sugjeron se si mund ta ruajmë mjedisin apo si ta zvogëlojmë ngrohjen globale, duke përdorur ushqime organike, duke kursyer energjinë, mbjellë pemë në oborre, shfrytëzimi i transportit publik etj.

Ushqimi

Blini ushqime organike që janë më të shëndetshme dhe për prodhimin e të cilave shpenzohen më pak energji.

Blini produkte lokale sepse kështu zvogëloni energjinë e shpenzuar për transportin e produkteve nga jashtë.

Blini ushqime të paketuara sa më thjeshtë dhe merrni me vete qeset që të zvogëloni mbeturinat që krijohen nga qeset e plastikës.

Në shtëpi

Blini pajisje që kursejnë energjinë dhe servisoni të vjetrat ose ndërroni ato.

Minimizoni ngrohjen dhe ftohjen në shtëpi duke izoluar mirë shtëpitë tuaja.

Kur dilni jashtë fikni kompjuterët, nxehëset dhe kondicionuesit e ajrit.

Shfrytëzoni burime alternative dhe ekologjike të energjisë.

Mbillni sa më shumë fidane dhe pemë në oborret tuaja.

Zëvendësoni poçet tuaja elektrike me poçe fluoreshent kompakt.

Nëse secili nga ne zbret temperaturën në shtëpi për 1 grade C, do te zvogëloj emetimin e CO 2 për 300 kg në vit,

Nëse secili nga ne do të përdorte ftohësit me shenjë A + , do të zvogëlonte emetimin CO 2 për 210 kg në vit

Nëse secili nga ne do të mbillte një dru, do të kontribuonte në uljen e sasisë së CO2 për një ton, për periudhën sa mundet të thithë CO2 një dru gjatë jetës se tij.

Në udhëtim

Ngasni veturat tuaja më rrallë dhe në vend të tyre shfrytëzoni transportin publik.

Ecni apo përdorni biçikletën në relacionet e shkurta.

Kur udhëtimi më veturë është i domosdoshëm, sigurohuni që vetura e juaj është në rregull dhe gomat janë të fryra sa duhet.

Largoni nga përdorimi veturat e vjetruara. /Motilokal.com