Trashësia e borës deri në 5 metra në provincën lindore të Turqisë

Trashësia e borës deri në 5 metra në provincën lindore të Turqisë

Reshjet e bores kanë krijuar trashësi deri në 5 metra në disa pjesë të rrugëve rurale në provincën lindore turke Muş, ndërsa ekipet kompetente po punojnë pandërprerë për pastrimin e tyre për të siguruar qarkullim të lirë për banorët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimeve ekipet po vazhdojnë punën në rrugët e grupit të fshatrave Üçevler përkundër kushteve të këqija atmosferike, përfshirë edhe rënien e distancës së shikueshmërisë deri në 3 metra në disa zona.

Ndërsa një zyrtar lokal Şeyhmus Yentür, tha se për 4 ditë ka patur reshje të borës, duke shkaktuar mbyllje të rrugëve në lartësi të mëdha, duke shtuar se rrugët janë bllokuar sërish pas pastrimit për shkak të stuhisë.

Ekipet e pastrimit të borës po kanë vështirësi për shkak të stuhisë, tha ai, duke shtuar se punët janë përshpejtuar me uljen e intensitetit të furtunës.

"Për shkak të furtunës, në disa zona ka borë deri në 5 metra", tha Yentür.

Ndërkaq, Nazım Diner, shefi i ekipet të intervenimit, tha se rrugët mbyllen sërish përkundër pastrimit për shkak të kushteve atmosferike.

"Vende-vende ka borë në trashësi prej 5 metrash. Së shpejti do t’i pastrojmë rrugët e fshatrave", theksoi ai./Motilokal.com