Kujdes me përdorimin e qeseve plastike, nga 1 qershori 2020, gjobë deri në 1 milion lekë

Kujdes me përdorimin e qeseve plastike, nga 1 qershori 2020, gjobë deri në 1 milion lekë

Qeveria e Shqipërisë synon që të vendosë nën kontroll përdorimin e qeseve plastike duke aplikuar masa edhe për përdoruesit e tyre. Një projektligj i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit e shton listën e masave administrative edhe me një pikë që lidhet direkt me ata që i përdorin këto qese që janë në kundërshtim me kërkesat që cakton ligji.

Sipas propozimeve të projektligjit thuhet: "Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme dënohet me gjobë prej 1 milion deri në 1 milion e gjysmë lekë. Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme dënohet me gjobë, në vlerën nga 30.000 deri në 100.000 lekë."

Projektligji që është nxjerrë për konsultim parashikon që masat të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm dhe të shoqërohen edhe me aktet e tjera nënligjorë, por mbetet e paqartë sesi do të aplikohen këto gjoba ndaj njerëzve në rrugë. /Motilokal.com