Vullkani Etna ka dhuruar ‘spektakël’ gjatë natës pasi është riaktivizuar dhe llava ka dalë nga dy anë në majë të vullkanit.
Sipas njoftimeve llava fillimisht doli nga krateri Jug-lindor dhe u drejtua nga shkretëtira e Valle del Bove duke arritur një lartësi prej rreth 2,900 metra mbi nivelin e detit. Më pas, llava doli nga ana veriore e kraterit.
Këto fenomene, të cilat ishin të kufizuara vetëm në majën e vullkanit ishin të dukshme nga Catania dhe Taormina.
Etna mbetet një prej vullkaneve më aktive në botë. Që prej 1750-ës, shtatë prej shpërthimeve të saj kanë pasur një kohëzgjatje prej 5 vjetësh, më shumë se çdo vullkan tjetër, përveç Vezuvit./Motilokal.com