Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) së fundmi ka publikuar një raport për naftë ku sipas këtyre hulumtimeve kërkesa globale e naftës parashikohet të rritet për 6 për qind në vitin 2021, ose 5.5 milion fuçi në ditë, për të arritur një mesatare prej 96.6 milionë fuçi në ditë.
Agjencia tha se një rikthimi i rasteve me COVID-19 po ngadalëson rritjen e kërkesës, por përpjekjet e gjëra të vaksinimit dhe përshpejtimi i aktiviteteve ekonomike pritet të nxisë një rritje më të fortë në gjysmën e dytë të vitit.
Sipas IEA-së, kërkesa globale në vitin 2020 ishte 8,8 milion fuçi në ditë më e ulët se në vitin 2019, duke regjistruar një rënie prej 8.8 për qind, për të arritur 91.2 milionë fuçi në ditë.
IEA tha se furnizimi global i naftës u rrit me 30.000 fuçi në ditë në dhjetor, për të shkuar në 92,7 milionë fuçi në ditë, si dhe parashikoi rritje më të madhe në vitin 2021, transmeton AA.
"Ashtu si qëndrojnë gjërat tani, prodhimi global mund të rritet me më shumë se 1 milion fuçi në ditë në vitin 2021 me kusht që OPEC+ të vazhdojë të zgjidhë frenimet e saj rekorde të vitit 2020, Libia të vazhdojë rimëkëmbjen e saj dhe çmimet më të larta të nxisin ata jashtë OPEC+ për të pompuar më shumë", tha IEA.
Agjencia tha se ndërsa SHBA-ja pritet të shënojë një tjetër rënie vjetore të prodhimit në vitin 2021, OPEC+ mund të fillojë të rimarrë pjesën e tregut që ka humbur në mënyrë të vazhdueshme për të tjerët jashtë bllokut që nga krijimi i saj në vitin 2016.
Të nxitur nga rimëkëmbja e mëtejshme e Libisë dhe rritjet modeste të EBA-së dhe Irakut, prodhimi i naftës bruto të vendeve të OPEC-ut arriti në 25.2 milionë fuçi në ditë në dhjetor, duke regjistruar një rritje prej 150.000 fuçi në ditë krahasuar me muajin e kaluar.
Në vitin 2020, OPEC shënoi një rënie prej 3,8 milionë fuçi në ditë në bazë vjetore, duke e lënë furnizimin vjetor të naftës së papërpunuar me 25,7 milion fuçi në ditë.
Prodhimi i vendeve jo-OPEC regjistroi një rënie prej 130,000 fuçi në ditë, për të arritur 62.36 milionë fuçi në ditë./Motilokal.com