Stuhia Christoph ka shkaktuar probleme të shumta në disa zona në Britani, pas paralajmërim nga autoritetet për mot të keq nga dita e martë deri të enjten.
Sipas autoriteteve, Yorkshire, Cambridgeshire dhe Lincolnshire, rrezikohen të kenë përmbytje të mëdha.
Aktualisht disa zona janë nën ujë, ndërsa janë raportuar edhe disa aksidente si pasojë e motit të keq.
Agjencia e Mjedisit e përshkroi situatën si kritike, duke qenë se parashikohen reshje të shumta shiu, si dhe mund të ketë shumë prurje si pasojë e shkrirjes së dëborës.
Deri në 30 centimetra dëbore mund të bie gjatë një periudhe 24-orëshe në pjesë të Skocisë, veçanërisht në pjesët jugore dhe qendrore, me erëra të forta./Motilokal.com