Rezultatet e censusit të shpendëve të ujit për qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër

Rezultatet e censusit të shpendëve të ujit për qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër

Në datat 15 dhe 16 janar, nëpërmjet bashkëpunimit midis PPNEA, qendrës “Shpendët e Shqipërisë”, Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura, INCA, si dhe AdZM Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër, u realizua me sukses Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve të Ujit 2021, në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër.

Skema e monitorimit përfshiu një larmishmëri ligatinash, të shpërndara sipas numrave: Qarku i Vlorës → 4 ligatina: Peizazhi i Mbrojtur Vjosë – Nartë, Laguna e Orikumit, Parku Kombëtar i Butrintit dhe Monumenti Natyror Syri i Kaltër; Qarku i Gjirokastrës → 1 ligatinë: Rezervuari i Bulos; dhe Qarku i Dibrës → 1 ligatinë: Liqeni i Ulzës.

Sipas rezultateve përfundimtare nga monitorimi në ligatinat e sipërpërmendura në Vjosë – Nartë, këtë vit u dëshmua një rënie në numrin e shpendëve krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, shifra aktuale është më e lartë se mesatarja e 6 viteve të fundit.

Fatkeqësisht, në Lagunën e Orikumit dhe në Parkun Kombëtar të Butrintit, këtë vit u regjistruan shifrat më të ulëta të 6 viteve të fundit.

Ndërkohë që në Syrin e Kaltër shifrat janë pothuajse të njëjta, në Rezervuarin e Bulos dëshmuam një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas PPNEA, arsyeja e këtyre rezultateve mund të justifikohet me kushtet e ngrohta klimatike që kanë karakterizuar muajin janar deri në ditët e realizimit të censusit. Prandaj, është krejtësisht normale që numri i shpendëve që shtegtojnë drejt jugut të jetë më i ulët.

Censusi i këtij viti solli disa surpriza tepër interesante, sikundër është rasti i vrojtimit të çafkës së purpurt (Ardea purpurea) në Lagunën e Orikumit, që ndoshta përfaqëson vrojtimin e parë të këtij lloji gjatë dimrit në Shqipëri.

Më tej, u vrojtua sërish, pas shumë vitesh, prania e pelikanit kaçurrel (Pelecanus crispus) në Parkun Kombëtar të Butrintit, si dhe u gjet një fole e re e lejlekut (Ciconia ciconia) po në këtë zonë.

PPNEA falënderon të gjithë kolegët dhe vullnetarët që gjatë ditëve të censusit punuan aktivisht për të mundësuar zhvillimin e këtij aktiviteti madhor shpendkundrimi./Motilokal.com

May be an image of grebe and nature

May be an image of wading bird, body of water and nature

May be an image of bird and nature

May be an image of 3 people, people standing, outerwear, tree and snow

May be an image of spotted sandpiper and nature

May be an image of lake and nature

May be an image of body of water

May be an image of nature

May be an image of body of water

May be an image of wading bird, body of water and nature

May be an image of bird, nature and body of water

May be an image of wading bird and nature

May be an image of bird, nature and sky

May be an image of bird, nature and body of water

May be an image of nature and body of water

May be an image of bird and nature

May be an image of bird and nature

May be an image of spotted sandpiper, nature and body of water