Shpërthen vullkani Sinabung në Indonezi

Shpërthen vullkani Sinabung në Indonezi

Vullkani Sinabung, i cili ndodhet në provincën e Sumatras Veriore në Ishullin Sumatra të Indonezisë ka shpërthyer duke ngritur llavë dhe hi në qiell.

Sipas Qendrës së Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) shpërthimi i vullkanit Sinabung ka zgjatur 3 minuta e 21 sekonda.

PVMBG duke dhënë alarm të nivelit “portokalli”, duke bërë thirrje që të qëndrohet larg të paktën 3 kilometra në largësi prej majës së vullkanit dhe mbajtjen e maskave kundër hirit.

Sinabung u riaktivizua në vitin 2010 pas rreth 400 vitesh ndërsa në shpërthimet e vitit 2014 dhe 2016 kishin humbur jetën 23 persona.

Sistemi i alarmit vullkanik në vend përbëhet nga katër faza: “jeshile” (normale), “e verdhë” (waspada), “portokalli” (siaga) dhe niveli më i lartë, “i kuq” (awas)./Motilokal.com