Reduktimi i ndotjes së ajrit mund të parandalojë 50 mijë vdekje në Evropë

Reduktimi i ndotjes së ajrit mund të parandalojë 50 mijë vdekje në Evropë

Reduktimi i ndotjes së ajrit i rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mund të parandalojë më shumë se 50 mijë vdekje në Evropë çdo vit, sipas një studimi të botuar së fundmi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ndotja e ajrit vret më shumë se shtatë milion njerëz në vit dhe është një nga faktorët kryesorë të  sëmundjeve në mbarë botën.

Pragu i rekomanduar nga OBSH për grimcat e imta PM2.5 është 10 mikrogram / m3 si mesatare vjetore dhe për dioksidin e azotit (NO2) 40 μg / m3 si mesatare vjetore.

Dëmtimi i grimcave të imëta për shëndetin është veçanërisht në zonat urbane (vdekshmëria dhe sëmundjet kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, çrregullimet e shtatzënisë dhe rritjes së fetusit, etj.).

Studimi i fundit i botuar në revistën Lancet Planetary Health bëri me dije se janë regjistruar vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes në rreth 1000 qytete në të gjithë Evropën.

Ndjekja e rekomandimeve të OBSH-së do të parandalonte 51,213 vdekje të parakohshme në vit, sipas studiuesve.

Studimi "tregon se shumë qytete ende nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar ndotjen e ajrit", tha Mark Nieuwenhuijsen nga Institutit të Shëndetit Global të Barcelonës (ISGlobal).

Qytetet në rajonin e Luginës të Italisë veriore, Poloni, Republika Çeke ishin vendet me numrin më të lartë të viktimave.

Ata me ngarkesën më të ulët të vdekshmërisë përfshinin Tromso në Norvegji, Umea në Suedi dhe Oulu në Finlandë, si dhe kryeqytetin Islandez, Reykjavik.

Mesatarisht, 84% e popullsisë në qytete është e ekspozuar ndaj niveleve mbi ato të rekomanduara nga OBSH për PM2.5 dhe 9% për NO2.

Për Sasha Khomenko, bashkëautor i studimit, tha se është e rëndësishme të vendosen masa të përshtatura për kushtet lokale, duke pasur parasysh ndryshimet në nivelet e ndotjes. Ndryshimet që do të kryhen kanë të bëjnë me trafikun rrugor, industrinë, aeroportet, portet, por edhe ngrohjen e drurit dhe qymyrit./Motilokal.com