Së shpjet priten të dalin bateri të reja të gatshme për automjete elektrike: më të lira dhe më të shpejta në mbushje. Ato mbushen për rreth dhjetë minuta dhe janë në gjendje të garantojnë një distancë prej 400 kilometrash.
Të ilustruar në revistën Nature Energy, ato u zhvilluan nga studiuesit në Universitetin Shtetëror Amerikan të Pensilvanisë, të koordinuar nga Chao-Yang Wang.
Bateritë e reja kanë zvogëluar peshën, vëllimin dhe koston. "Ne kemi zhvilluar bateri inteligjente për automjete elektrike në treg në masë që janë të barabarta me veturat tradicionale me motorë me djegie", shpjegoi Chao-Yang Wang.
Çelësi i jetës së gjatë dhe mbushjes të shpejtë, është aftësia e baterisë që të vetë-nxehet shpejt deri në 60 gradë Celsius, dhe më pas të ftohet kur bateria dështon, shpjegojnë ekspertët.
“Rimbushja shumë e shpejtë - shpjegon Chao-Yang Wang - na lejon të zvogëlojmë madhësinë e baterisë, e cila duhet të garantojë një kohëzgjatje prej më shumë se tre milion kilometra gjatë gjithë ekzistencës së saj. Qëllimi ynë - përfundon ai - nuk janë veturat luksoze, por t'u lejojmë të gjithëve të blejnë një automjet elektrik"./Motilokal.com