Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka njoftuar se duke filluar nga mesnata e ditës së sotme e deri me datën 23 janar moti do të përkeqësohet.
Sipas këtij njoftimi pritet që bregdeti shqiptarë të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 metra.
Njoftimi plotë nga Drejtoria e Përgjithshme Detare:
Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 metra.
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese./Motilokal.com