Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 të shkallës Rihter u regjistrua në një ishull midis Indonezisë dhe Filipineve.
Thellësia e tërmetit ishte prej 120 kilometrash në pjesën e detit që i përket rajonit të Kepulauan Talaud të Indonezisë.
Tërmeti është ndierë gjithashtu edhe në Filipine, njofton Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka rrezik për një cunami dhe deri më tani nuk është regjistruar ndonjë incident./Motilokal.com